Edi Rama tregon për solidaritetin e Kosovës me Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje të ndihmës dhe solidaritetit nga Kosova në mbështetje të zonave të përmbytura në Shqipëri gjatë javës së kaluar.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka uruar mirëmëngjesi me publikimin e disa fotografive nga ndihma e Kosovës për Shqipërinë.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES 😀
dhe me këto pamje të solidaritetit nga Kosova në mbështetje të zonave të përmbytura ju uroj një ditë mbarë🇦🇱🇽🇰”,(sic.), ka shkruar Rama.

Në ndihmë zonave të përmbytura, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar në Shqipëri, më saktësisht në Fier. 38 pjesëtarë dhe 20 automjete të FKS-së shkuan për të ndihmuar autoritetet atje për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.