Edinson Cavani transferohet në Manchester United

Klubi i Premier Ligës Angleze, Manchester United ka transferuar Edinson Cavanin, kontrata e të cilit me Paris Saint-Germain (PSG) ka përfunduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga klubi thuhet se me sulmuesin 33-vjeçar është nënshkruar marrëveshje një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Cavani me PSG ku u transferua në vitin 2013 fitoi 7 kampionate ndërsa në 301 ndeshje shënoi 200 gola.