Edukimi në bashkësi

Mr. Jasir Krasniqi

Ka nga njerëzit që edukohen për të qenë “i vetmi” dhe kur fillojnë karrierën nuk dinë të ulen në tokë por ata pretendojnë se duhet patjetër të jenë lartë dhe kur flasin të japin përshtypje se të gjithë duhet të sillemi rreth tyre, e në profilet që kanë “besojnë” se janë liderët e saj dhe nëse largohet ndokush nga respekti ndaj tyre sigurisht që vetëm te të tjerët është faji..!
Nga shprehjet që përdorin në çdo profil zakonisht thonë:
-Ne (unë) jemi ekonomistët e ekonomistëve, mjekët mjekëve, hoxhollarët e hoxhollarëve, politikanët e politikanëve e kështu me radhë.
Të edukohesh në bashkësi, dmth të jesh i thjeshtë me tërë talentin që ke, dmth të jesh tamam njeri i madh i suksesshem që jo vetëm vetes t’i japësh vlera por i tërë komuniteti, shoqëria, bashkësia ka vlera.
Kur je i edukuar në bashkësi, dmth “të gjithë janë për një dhe një është për të gjithë” e jo të gjithë të jenë për një “ty” e ti të jesh vetëm për veten.
Të edukohesh në bashkësi, dmth: të planifikosh, të veprosh, të realizosh, “së bashku”, nëse sot i ke prirë një valleje, nesër të mos të vie rëndë nëse gjendesh në fund të rreshtit të valles, ngase ti je edukuar në bashkësi dhe herë do jesh shtylla e parë në shtëpinë e bashkësisë e herë je shtylla e fundit, e kjo gjendje të mos ndryshoj fytyrën tënde në asnjë mënyrë.

Nga: Hoxhë Jasir Krasniqi