Egjipt, 4 të vdekur gjatë sulmit me armë në Gadishullin e Sinait

KAJRO (AA) – Katër persona kanë humbur jetën të mërkurën, duke përfshirë tre policë, gjatë sulmit me armë zjarri në Gadishullin e trazuar egjiptian të Sinait, raporton Anadolu Agency (AA).

Një sulmues i paidentifikuar me armë hapi zjarr ndaj një mikrobusi në qytetin verior të Sinait, Arish, bëri të ditur për AA një burim egjiptian nga forcat e sigurisë.

“Tre policë dhe shoferi janë vrarë”, bëri të ditur burimi në kushte anonime. Sipas burimit, sulmuesit morën armët e policëve të vrarë dhe u larguan nga vendngjarja.