Egjipt, al-Sisi rizgjidhet për mandatin e tretë në detyrë

Presidenti aktual i Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sisi, është rizgjedhur për një mandat të tretë gjashtë-vjeçar në detyrë deri në vitin 2030, raporton Anadolu.

Shefi i komisionit zgjedhor të vendit, Hazem Badawy, tha se 44.7 milionë egjiptianë votuan gjatë zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar nga gjithsej 67.3 milionë qytetarë me të drejtë vote, respektivisht me një pjesëmarrje prej 66,8 për qind.

“Sisi mori 89,6 për qind të votave të vlefshëm”, tha Badawy në një konferencë për media në Kajro.

Sipas komisionit zgjedhor, kandidati presidencial Hazem Omar doli i dyti pas al-Sisit me 1.9 milionë vota ose 4,5 për qind të votave totale, i ndjekur nga Farid Zahran me 1.7 milionë vota apo 4 për qind dhe Abdel-Sanad Yamama me 822 mijë vota ose 1,9 për qind të votave totale.