Egjipt, përvjetori i 6-të i grusht shtetit vjen pa figurën e Morsit

Gjashtë vjet më parë, tanket e ushtrisë së Egjiptit u grumbulluan në sheshin e njohur Al-Tahrir duke shpallur fund të demokracisë në Egjipt e cila zgjati vetëm një vit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, përvjetori i sivjemë vjen me një pikëllim të thellë të figurave pro-kryengritjes pasi figura, lideri i tyre, Mohammed Morsi, ndërroi jetë gjatë një paraqitjeje në gjykatë.

Pas protestave të mëdha që zgjatën 18 ditë, Hosni Mubarak, i cili sundoi me Egjiptin për tre dekada, në fund u detyrua që të tërhiqet dhe t’i dorëzojë pushtetin ushtrisë së Egjiptit.

Morsi ishte presidenti i parë i dalë nga zgjedhjet demokratike në historinë e Egjiptit duke fituar zgjedhjet e para presidenciale pas revolucionit në vitin 2012.

Në viti 2013, Morsi tha se kryengritja në Egjipt e cila shpërtheu më 25 janar të vitit 2011 “ka arritur dhe do të vazhdojë të arrijë qëllimet”.

Megjithatë, ai paralajmëroi opinionin për përpjekjet e fshehta për të “vjedhur” kryengritjen dhe për të shkatërruar qëllimet e saj.

Pas vetëm një viti në pushtet, Egjipti ishte dëshmitar i protestave të mbështetura nga ushtria, dhe ministri i mbrojtjes i Egjiptit dhe aktualisht presidenti Abdel Fattah al-Sisi përmbysën pushtetin nëpërmjet një grusht shteti ushtarak.

Në 30 qershor të vitit 2013, dhjetëra mijëra njerëz të inkurajuar nga mediat morën pjesë në demonstratat anti-Morsi, ndërsa pasuesit e Morsit dolën në rrugë në mbështetje të presidentit.

Tre ditë më vonë, ushtria largoi dhe burgosi Morsin në grusht shtet të udhëhequr nga al-Sisi. Vitin e ardhshëm, al-Sisi u zgjodh president.

Pas rrëzimit të Morsit, autoritetet egjiptiane filluan goditjen e pamëshirshme ndaj kundërshtarëve politikë, duke vrarë dhe burgosur mijëra mbështetës të Morsit dhe anëtarë të Vëllazërisë Muslimane e cila tashmë është e ndaluar. Dhjetëra të rinj u dënuan me vdekje për akuza “të motivuara politikisht” dhe shërtheu dhuna pas grusht shtetit.

Akuza “të rreme dhe të motivuara politikisht”

Morsi u rrëmbye dhe u burgos, duke u përballur me disa akuza për të cilat shumëkush besonte se janë tërësisht “të rreme dhe politikisht të motivuara”.

Kishte gjashtë akuza kundër ish presidentit, përfshirë “ikje nga burgu, vrasje, spiunazh për Katarin, Hamasin dhe Hezbollahun, ofendimin e gjyqësorit dhe përfshirja në terrorizëm”.

Familja e Morsit, bashkë me organizatat lokale dhe ndërkombëtare vazhdimisht ankoheshin për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të Morsit në burg dhe për izolimin e tij. Të gjitha këto ankesa u injoruan nga autoritetet egjiptiane.

Abdel-Monem Abdel-Maqsoud, avokati i ish-presidentit, njoftoi për vdekjen e Morsit më 17 qershor gjatë një paraqitjeje në gjykatë, duke thënë se “keqtrajtimi dhe neglizhimi mjekësor” çuan në martirizimin e tij.

Morsi u konsiderua nga shumë vëzhgues dhe analistë si “figurë e revolucionit egjiptian”, pas qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes së tij mbi parimet e kryengritjes kundër “ofertave kundër-revolucionare për të penguar qëllimet e saj”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e quajti Morsin “martir i cili ndërroi jetë duke u përpjekur për kauzën e tij”, duke thënë se historia asnjëherë nuk do të harrojë tiranët të cilën e shkaktuan martirizimin e tij.