Një ekip i ri vëzhguesish nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, IAEA, ka marrë postin e tij në stacionin bërthamor të Zaporizhzhia të okupuar nga Rusia të Ukrainës pas një vonese prej gati një muaji, ka njoftuar Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi.
Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, me gjashtë reaktorë, u pushtua nga trupat ruse në fillim të pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar.
Me secilën palë që akuzon tjetrën për bombardimin dhe rrezikimin e një aksidenti bërthamor, monitoruesit e IAEA janë vendosur në stacion që nga shtatori.
Në një deklaratë të Enjten, z. Grossi tha se prania e tyre ishte “e domosdoshme për të ndihmuar në uljen e rrezikut të një aksidenti bërthamor”.
“Ekspertët tanë të guximshëm – duke punuar ngushtë me stafin operativ të uzinës – po japin këshilla teknike dhe monitorojnë situatën në rrethana jashtëzakonisht të vështira dhe sfiduese,” shtoi ai. /tch
IAEA inspectors successfully conducted a rotation at the temporarily Russian-occupied Zaporizhzhia NPP
The head of the Agency, Raphael Grossi, said rotation is also expected at the Rivne, South Ukrainian, and Khmelnytsky NPPs this week.
One country is causing all this mayhem pic.twitter.com/KBlaWcN84T
— Bo Mbindwane (@mbindwane) March 2, 2023