Ekipi negociator i Kosovës sot në Bruksel

Ekipi Negociator i Kosovës, i udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, sot do të zhvillojnë takimin e radhës në Bruksel , ku do të takohen me këshilltarët e Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogheri. Kështu ka njoftuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një konference për media javën e kaluar. Takimi i parë i grupit negociator të Kosovës në Bruksel ka qenë ditë më parë gjatë këtij muaji, ku u diskutua edhe për heqjen e taksës.