Ekrani i iPhone 13 probleme me prekjen

Edhe pse është një problem madhor, me shumë gjasa mund të adresohet me një përditësim softueri dhe mund të mos ketë fare të bëjë me ekranin.

iPhone 13 mund të vuajë nga një problem me ekranin sipas raportimeve të fundit nëpër media sociale dhe forume. MacRumors raportoi se shumë përdorues kishin hasur vështirësi me me prekjen dhe iPhone e tyre nuk u përgjigjeshin.

Edhe pse është një problem madhor, me shumë gjasa mund të adresohet me një përditësim softueri dhe mund të mos ketë fare të bëjë me ekranin.

Ndërsa ky smartfon është i përdorshëm, nganjëherë nevojitet prekja disa herë që të regjistrohet komanda në ekran. Në disa raste nevojitet restartimi i telefonit për të funksionuar siç duhet.

Një përdorues i iPhone 13 thoshte se kishte probleme me ndjeshmërinë ndaj prekjeve në skajet e ekranit. Arsyeja pse mund të jetë një problem softueri, konkretisht i iOS 15 është sepse edhe përdorues të iPhone 12 apo modeleve më të vjetra po ankohen.

Apple do ta adresojë me lehtësi këtë problem përmes një përditësimi softueri. Megjithatë nuk është i vetmi. Përdoruesit e iPhone 13 nuk kyçen dot në telefonët e tyre përmes Apple Watch ndërsa një rregullim po vjen me iOS 15.1 beta 2. Në modelet Pro nevojitet përditësimi i aplikacioneve për të funksionuar me frekuencën 120Hz. /PCWorld Albanian