Ekzaminimet radiologjike dëmtojnë fëmijët, përpiquni t’i shmangni

Rreth 4 milionë testime radiologjike kryhen çdo vit tek fëmijët e të gjitha moshave. Kjo shifër konsiderohet e lartë nga ekspertët e shëndetësisë, duke marrë parasysh faktin se jo gjithmonë janë të domosdoshme.

A është ekzaminimi radiologjik një rrezatim i dëmshëm për fëmijët?

Ekzaminimet radiologjike, të cilat kryhen pa ndonjë emergjencë reale janë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve. Ato shkaktojnë dëme afatgjata, të cilat mund të çojnë deri në jetëgjatësi më të ulët.

A janë të mirëinformuar mjekët në lidhje me këtë çështje?

Shpesh është konstatuar se mjekët që këshillojnë kryerjen e këtyre ekzaminimeve, nuk kanë informacionin e duhur për dëmin që u shkaktohet fëmijëve, ose nënvlerësojnë rrezikun që paraqitet.

Masat në vende të tjera

Në Itali është ndërmarrë një projekt i rëndësishëm nga Shoqëria Italiane e Pediatrisë dhe Shoqëria Italiane e Mjekësisë Radiologjike për të ndërgjegjësuar mjekët dhe prindërit rreth rrezatimit në pediatri dhe dëmet që ekzaminimet radiologjike shkaktojnë. Ata do të kryejnë një kurs trajnimi në lidhje me rrezet e parashikuara për fëmijët. Ata apelojnë që dhe universitetet e mjekësisë duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj teme. Nga ana tjetër edhe prindërit duhet të jenë më të informuar për rreziqet afatgjata të rrezatimit tek fëmijët si dhe kur janë realisht të nevojshme të bëhen ekzaminime radiologjike.

Raporti i rëndësishëm pediatrik – prindër

Ajo që është me rëndësi parësore, është nevoja për bashkëpunim intensiv midis pediatërve dhe prindërve, bazuar në informacione korrekte dhe përditësim të vazhdueshëm.