El Clasico për trofeun e Superkupës

El Clasico e parë e vitit 2024 mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet në Riad, në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës.

Pra në finale takohen dy skuadrat që e kanë fituar më shpesh këtë turne, me Barcelonën që ka 14 tituj, ndërsa Real Madridi ka 12 sosh.

Është gjithashtu një përsëritje e finales së vitit të kaluar, të cilën Barcelona e fitoi 3-1 pasi Xavi fitoi trofeun e tij të parë që nga marrja e detyrës si trajner.

Të dyja skuadrat fituan gjysmëfinalet e tyre me dy gola diferencë, por Real Madridi u desh të kaloj tutje pas kohës shtesë, në një triller të vërtet me rivalët e qytetit Atletico Madridin, me të cilët fitoi 5-3.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 20:00.