Elon Musk ka një propozim për prodhuesin japonez Toyota

CEO i Tesla-s, Elon Musk dëshiron Toyota t’i bashkohet koalicionit të prodhuesve të automjeteve që kanë miratuar tashmë lidhësin e karikimit të Tesla-s, i njohur si Stanardi i Karikimit i Amerikës së Veriut (NACS).

Gjatë disa javëve të fundit, shumë prodhues të automjeteve dhe kompani të karikimit janë zotuar tashmë të miratojnë lidhësin NACS, transmeton Telegrafi.

Lëvizjet u nisën nga Ford, i cili ishte prodhuesi i parë i madh i automjeteve që njoftoi se do t’i kalonte të gjitha automjetet elektrike të tij për të qenë të disponueshëm me mbushësit Tesla Superchargers duke filluar nga viti 2025 pa një përshtatës.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, Ford EV do të jetë në gjendje të përdorë 12 mijë lokacione të ngarkuesve Supercharger në të gjithë Amerikën e Veriut, por ata do të kenë për një përshtatës. Në vitin 2025, përshtatësi nuk do të jetë më i nevojshëm.

General Motors njoftoi një partneritet pothuajse identik me Tesla-n menjëherë më pas, dhe kompani të shumta karikimi, duke përfshirë ChargePoint, Blink dhe Kempower, thanë se do të përdorin gjithashtu NACS-n.

“Duke pasur parasysh njoftimet e fundit nga Tesla, GM dhe Ford, ne jemi qartësisht dëshmitarë të evolucionit të vazhdueshëm të industrisë së karikimit të EV-ve ndërsa teknologjitë përparojnë dhe palët e interesuara të industrisë bashkohen dhe vlerësojnë praktikat më të mira”, tha Blink në një deklaratë.

Ka gjasa që më shumë prodhues të mëdhenj të automjeteve të shpallin të njëjtën strategji së shpejti, megjithëse NACS nuk është bërë një standard nga CharIN, organi qeverisës që fokusohet në elektrifikimin e të gjitha formave të transportit.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk po inkurajon Toyota-n që të veprojë ngjashëm, sipas një replikimi në Twitter.

Në rrjetin social gazetari i Business Insider ndau përvojën e tij përmes një artikulli për kohën që iu dashtë të karikonte një Toyota elektrike për udhëtimin e tij.

Elon Musk më pas në kuadër të këtij postimi sugjeroi që Toyota t’i bashkohet koalicionit NACS.