Elon Musk kërkon gjykatës anulimin e gjyqit me Twitter

Në një kërkesë drejtuar gjykatës, ata parashtruan anulimin e gjyqit i cili ishte parashikuar të mbahej më 17 Tetor.

Avokatët e Elon Musk kanë kërkuar zyrtarisht që të anulohet gjyqi i përcaktuar më Twitter ndërsa dy palët po përpiqen të negociojnë një marrëveshje.

Në një kërkesë drejtuar gjykatës, ata parashtruan anulimin e gjyqit i cili ishte parashikuar të mbahej më 17 Tetor.

Në fillim të javës kampi i Musk kishte propozuar me ndjekjen e marrëveshjes së parë, atë të blerjes së Twitter për 54.20 dollarë aksionin.

Twitter u përgjigj duke shprehur dëshirën për të mbyllur marrëveshjen.

Edhe pse rrethanat duken të atilla që tregojnë se marrëveshja është pranë, nga ana tjetër nuk është një fund i menjëhershëm sagës.

Twitter besohet se nuk dëshiron të anulojë gjyqin pa u mbyllur marrëveshja. Madje avokatë e Musk në kërkesën e tyre konfirmojnë mosmarrëveshjen me Twitter edhe për anulimin e gjyqit. /PCWorld Albanian