Emerson është përforcimi i ri i Barcelonës

Mbrojtësi, Emerson Royal, ka nënshkruar kontratë me klubin “Blaugranë”.

Lajmin për transferimin e Emerson e ka konfirmuar klubi i Barcelonës, përmes një postimi në uebfaqen tyre, raporton lajmi.net.

Transferimi i Emerson do ti kushtojë klubit të Barcelonës rreth 9 milionë euro.

Emerson është transferimi i tretë i Barcelonës deri më tani pas Agueros dhe Garcias.

Futbollisti brazilian ishte në bashkëpronësi mes Barçës dhe Betis, por tani “Blaugranët” kanë vendosur ta blejnë kartonin e plotë të tij.

22-vjeçari në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Betisit, ku sezonin e fundit me këtë skuadër zhvilloi 34 paraqitje në La Liga, duke realizuar një gol.