Emigranti vret amerikanen por shpallet i pafajshëm, reagon i ‘xhindosur’ Presidenti Trump

Një emigrant i paligjshëm meksikan, i cili qëlloi një grua në San Francisko në vitin 2015 është shpallur i pafajshem pasi tha se e vrau aksidentalisht.

Vrasja e Kate Steinle nga emigranti Jose Ines Garcia Zarate, i deportuar nga Shtetet e Bashkuara pesë herë, nxiti një debati të madh mbi imigracionin e paligjshëm.

Ndërsa juria e shfajësoi për vrasjen, ai u dënua për posedim të paligjshëm të një arme zjarri. Por presidenti Donald Trump ka reaguar i “xhindosur” dhe e përshkroi vendimin si “të turpshëm”.

“Nuk është çudi që njerëzit e vendit tonë janë aq të zemëruar me emigrantët e paligjshëm”, tha ai në një postim në rrjetin social Twitter.

Joise nuk e mohoi vrasjen e zonjës Steinle, por tha se ishte një aksident, raporton agjencia e lajmeve ‘Associated Press’.

Ai përballet me një dënim me deri në tre vjet burg për armëmbajtje pa leje. Jose ishte liruar nga burgu i San Franciscos pak pas vrasjes.

Pavarësisht se ndodhej në vend në mënyrë ilegale, ai nuk u dorëzua tek zyrtarët e emigracionit, sepse ligji i San Franciskos përcakton se autoritetet e qytetit nuk bashkëpunojnë me zyrtarët e emigracionit./SYRI.net/