Emocionuese, momenti kur 25 vjeçari pas 20 orësh nxirret nga rrënojat e tërmetit i gjallë

Klajdi Qato, 25 vjeç ka përjetuar orë të tmerrshme nën rrënoja.

Ai për më shumë se 19 orë ka qëndruar duke pasur mbi supet e tij një mal me inerte, që ishin shkaktuar nga shembja e hotelit në bregdetin e Durrësit.

Një video emocionuese është shpërndarë në rrjete sociale që shfaq të riun jashtë gërmadhave të ndërtesës së rrënuar, transmeton lajmi.net.

Qato më pas u dërgua për në spital që të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Operacioni u zhvillua nga bashkëpunimi mes ekipeve shqiptare dhe greke të kërkim shpëtimit.

Finalizimi i këtij operacioni të gjatë gëzoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe qytetarët që ndodhën në vendngjarje në Thumanë.