Ende nuk gjenden policët, në vendngjarje ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Policisëd

Ekipet e policisë FSK-së dhe zjarrfikësve po vazhdojnë kërkimet për dy policët që u aksidentuan mbrëmë dhe ranë në lumin Lepenc.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ministrit i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi, dy kryetarët e komunave të Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, Besim Ilazi dhe Rufki Suma, raporton KP.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga dy policët që mbrëmë rreth orës 21:00 ranë me veturën e tyre në këtë lumë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi tha për Kallxo.com se edhe pas shumë orëve kërkim nuk kanë arritur t’i gjejnë zyrtarët policorë.

“Jemi duke kërkuar. Ende nuk kemi asnjë shenjë se në cilën pjesë janë. Kërkimi po vazhdon”, tha Gashi.