Ende nuk ka marrëveshje për transferimin e Mbappe te Real Madridi

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të mbetet e paqartë.

Mbappe prej kohësh është lidhur me një kalim te Real Madridi, shkruan lajmi.net.

Futbollisti është duke refuzuar rinovimin me PSG-në edhe është i gatshëm të largohet.

Mediat spanjolle në dy ditët e fundit, raportonin se ‘Mbretërit’ kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit.

Megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, dhe sipas mediumeve franceze ‘Parisienët’ nuk e kanë ndërmend ta lënë të largohet yllin e tyre pa një ofertë mbi 200 milionë euro.

Oferta e fundit e “Los Blancos” ishte në vlerë 170 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh, e cila duket se është refuzuar.

Kanë mbetur vetëm edhe tre ditë deri në mbylljen e afatit kalimar veros dhe duket se 72 orët e ardhshme do të jenë përcaktuese për të ardhmen e 22-vjeçarit.