Ende nuk nis seanca për rezolutën e dialogut, shkak kuorumi

Kryeministri Ramush Haradinaj, para seancës së jashtëzakonshme për dialogun, në holl të Kuvendit tha se ka pajtim mes grupeve parlamentare të pozitës, por edhe me PSD-në.

Haradinaj tha se funksionet e presidentit Thaçi nuk do të ndryshojnë sepse janë funksionet e tij kushtetuese, por dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit.

“Pritet dakordimi për një ligj. Vendimi u mor dje, po presim të shohim nëse sot ka kuorum. Nëse ka kuorum përfundon sot, nuk e di a do të vijnë të gjithë deputetët, ende s’kemi kuorum. AAK-ja është gati për seancë”, tha Haradinaj.

I pari i qeverisë tha se nuk është e obligueshme për opozitën të jenë pjesë e dialogur, por duhet të jenë pjesë e konsensusit.

“Duhet të kemi konsensus në marrëveshjet e shumta që ndërlidhen me temat me Serbinë”, tha Haradinaj./Lajmi.net/