Erdogan deklarohet lidhur me deportimin e shtetasve turq

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka riafirmuar zotimin për të vazhduar sjelljen para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore.

Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, tha presidenti Erdoğan.