Erdoğan: Individët janë kalimtarë, sistemi mbetet

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot se sistemi presidencial në vend nuk është çështje e individëve, sepse individët janë kalimtarë ndërsa sistemi kategori e përhershme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Njerëzit janë kalimtarë. Unë jam kalimtar. A kam unë garanci të shkruar se do të dal në referendum më 16 prill? Nuk kam. Ne jemi kalimtarë, por sistemi në atë kuptim është kategori e përhershme. Për shkak të kësaj nuk flasim për kategori kalimtare por për kategori të përhershme”, tha Erdoğan.