Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza arrin në 74,742

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza arrin në 74,742

Një palestinez është vrarë të dielën në mbrëmje nga të shtënat e forcave izraelite në qytetin Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Më herët gjatë së njëjtës mbrëmje, një palestinez tjetër u vra pasi një dron izraelit i tipit “Quadcopter” hodhi një bombë në pjesën lindore të Deir el-Balahut, në Gazën qendrore.

Sipas burimeve mjekësore, numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës izraelite më 7 tetor 2023 ka arritur në 74,742, ndërsa 176,227 persona janë plagosur. /mesazhi