Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan me vizitë zyrtare dyditore në Katar

Erdoğan me vizitë zyrtare dyditore në Katar

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në kryeqytetin Doha të Katarit për një vizitë zyrtare dyditore.

Presidenti Erdoğan u prit në aeroportin ndërkombëtar Hamad nga zv/kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Katarit, Khalid bin Mohammed Al Attiyah, ambasadori turk në Doha Mustafa Göksu dhe zyrtarë të tjerë.

Gjatë vizitës, presidenti Erdoğan dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, do të bashkëkryesojnë takimin e nëntë të Komitetit Suprem Strategjik Turqi-Katar.

Në takim do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Katar, si dhe do të trajtohen mjetet e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

Dy liderët pritet të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë sulmet izraelite në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze.

Presidenti turk gjithashtu gjatë ditës së nesërme do të marrë pjesë në Samitin e 44-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Pritet të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme dypalëshe.