Erdogan mesazh urimi me rastin e Krishtlindjeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dërgoi mesazh urimi me rastin e Krishtlindjeve, festës katolike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin e Erdoğan thuhet se territori i Anadollit çdo herë ka qenë strehë për të gjithë ata që kanë ikur nga përleshjet, dhuna, luftërat dhe presioneve të ndryshme.

“Si pjesëtar dhe trashëgimtar i traditës sonë e cila bazohet në respektimin e lirisë së mendimit, besimit dhe të drejtave të njeriut, praninë e feve dhe kulturave të ndryshme në gjeografinë tonë e konsiderojmë si pasuri të çmuar”, ka thënë Erdoğan.

Ai shtoi se kjo qasje, e cila është themeli i unitetit dhe solidariteti, si dhe paqes dhe sigurisë të popullit turk, do të vazhdojë të jetë më e rëndësishmja e cila do të mundësojë që populli turk edhe në të ardhmen të jetojë në paqe dhe unitet.

Erdoğan në fund të mesazhit u dërgoi urimet më të sinqerta të gjithë të krishterëve që kremtojnë festën e Krishtlindjeve.