Erdoğan mirëpret Emirin e Katarit në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot mirëpriti Sheikun e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Al Thani arriti në Ankara për të marrë pjesë në takimin e gjashtë të Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar. Ai u mirëprit me një ceremoni në kompleksin presidencial ndërsa të dy udhëheqësit u takuan ballë për ballë pas ngjarjes.

Më vonë, Erdoğan dhe Al Thani do të zhvillojnë një takim me delegacione, ku do të zhvillohet një ceremoni nënshkruese që pritet të bëhet në fusha të ndryshme.

Midis të pranishmëve në ceremoninë e mirëseardhjes ishin ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, drejtori i Komunikimit, Fahrettin Altun, zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalin, guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin dhe kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Mansur Yavaş.

Ankaraja dhe Doha kanë marrëdhënie të forta, veçanërisht që nga bllokada e vitit 2017 të vendit të Gjirit nga Arabia Saudite dhe të tjerët.

Të dyja vendet kanë forcuar lidhjet ushtarake dhe ekonomike në vitet e fundit.