Erdoğan: Nuk mund të lëmë pa përgjigje edhe sulmin më të vogël ndaj anijeve tona civile

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me ngacmimin e fregatës greke ndaj anijes turke për kërkime sizmike Oruç Reis tha se “Nuk mund të lëmë pa përgjigje edhe sulmin më të vogël ndaj anijeve tona civile”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë Hz. Ali Cami në Stamboll, Erdoğan iu përgjigj pyejteve të gazetarëve. Ndaj një pyetjeje lidhur me ngacmimin e anijes Oruç Reis nga fregata greke në Mesdheun Lindor, presidenti Erdoğan bëri të ditur se zhvillimet në Mesdheun Lindor janë “problematike”.

“Nuk mund të lëmë pa përgjigje edhe sulmin më të vogël ndaj anijeve tona civile. Në të vërtetë një situatë e tillë ka ndodhur dje. Anija jonë Kemal Reis u dha këtyre mësimin e nevojshëm. Më pas ato u tërhoqën në portet e tyre. Nëse kjo do të vazhdojë do të marrin shumëfish këndërpërgjigjen e kësaj. Është e pamundur që t’i lëmë pa përgjigje. Siç e dini jemi vendi që kemi distancën më të gjerë përsa i përket distancave në Mesdhe. Të tjerët këtu në të vërtetë nuk kanë as distancë. Ata kanë një shirit që mund të shprehet me metra, ndërsa situtata jonë është ndryshe”, tha Erdoğan duke shtuar se:

“Për këtë arsye anija Oruç Reis do të vazhdojë punimet atje deri më 23 gusht. Këtë e kam biseduar dje edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel. Sigurisht kërkesa e saj saj ishte që ‘Tashmë nuk kemi çfarë të themi për këtë, por ta zbusim këtë pas gjykimit të studimeve që konsulentët tanë do të kryejnë deri më 28, pas datës 23 dhe ta zhvillojmë këtë brenda një qasjeje më mbrojtëse. U dakorduam”.

Erdoğan bëri të ditur se anijet për kërkime sizmike dhe shpime ndodhen në rajon dhe se anija Oruç Reis është një nga anijet e rëndësishme që kryen kërkime sizmike.

– “Nuk i lëmë vetëm bashkatdhetarët tanë as të gjallë as të vdekur”

“Kancelarja gjermane pas bisedës me mua zhvilloi një bisedë me Mitsotakis. Shpresojmë që ta ketë sjellë Mitsotakis në vijën që na tha ne. Nëse Mitsotakis nuk respekton ligjin ndërkombëtar në këtë pikë, ku siç dihet kanë qëlluar me armë, kanë vendosur nën zjarr varrezat e bashkatdhetarëve tanë në Trakian Perëndimore. Sigurisht këto nuk janë sinjale të mira, mbetet që ne nuk i lëmë vetëm bashkatdhetarët tanë as të gjallë as të vdekur. Ne bëjmë atë që është e nevojshme kur vjen koha dhe momenti i duhur. Edhe këtë po e shpreh shumë qartë”, tha Erdoğan duke shtuar se këtë çështje e ka biseduar edhe me presidentin libanez Michel Aoun.

“Në të vërtetë kam vështirësi ta kuptoj Egjipitn në këtë çështje. Sepse Egjipti në njërën anë nëpërmjet agjencisë inteligjente i thotë gjëra të tjera agjencisë tonë të inteligjencës. Pra thonë që këtu ‘ka keqkuptime‘. Thonë që ‘Është e nevojshme që të rregullohen këto keqkuptime‘. Aktualisht agjencia jonë inteligjente vazhdon dhe do të vazhdojë bisedimet me agjencinë e tyre inteligjente. Qasja e popullit turk ndaj popullit egjiptian është i ndryshëm. Pra, pikëpamja ndaj njëri-tjetrit, solidarizimi mes popujve egjiptian dhe turk është i pamundur që jetë në të njëjtën linjë me popullin grek”, tha presidenti turk.

Erdoğan më tej tha se “Për këtë arsye, kjo qasje që paraqitet edhe nga vlerat qytetare të ardhura nga historia, duhet ta kuptojnë më shumë drejtuesit se sa populli egjiptian. Po e kaloj edhe këtë, por fatkeqësisht edhe në Arabinë Saudite po bëhen hapa të gabuar brenda këtij procesi. Këtë ia kam thënë sot edhe ministrit tim të jashtëm. I kam thënë ‘Bisedo menjëherë me bashkëbiseduesin tënd për këtë çështje dhe të hidhen hapat e nevojshëm në këtë çështje'”.