Turqia nuk ka mbështetur kurrë ndërhyrjen e huaj në Iran, ka thënë presidenti Recep Tayyip Erdoğan gjatë një bisede telefonike me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, transmeton Anadolu.
Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Erdoğan dhe Pezeshkian kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
Erdoğan i ka thënë Pezeshkianit se po i ndjek nga afër zhvillimet në Iran, duke theksuar se Ankaraja asnjëherë nuk ka mbajtur qëndrim pozitiv ndaj skenarëve që përfshijnë ndërhyrje të huaj kundër Teheranit.
Udhëheqësi turk ka nënvizuar se zgjidhja e problemeve dhe parandalimi i përshkallëzimit të tensioneve në rajon janë gjithashtu në interes të Turqisë.
Protesta shpërthyen në Iran në fund të dhjetorit, në mes të përkeqësimit të kushteve ekonomike, veçanërisht për shkak të zhvlerësimit të fortë të monedhës kombëtare dhe rritjes së lartë të inflacionit.
Autoritetet akuzuan SHBA-në dhe Izraelin për mbështetjen e “trazimtarëve” dhe “terroristëve”, të cilët dyshohet se sulmuan pronën publike dhe private, përfshirë dyqane, banka dhe xhami.




