Erdogan: Turqia është shembull për botën në luftën kundër koronavirusit

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan tregohet si shembull në luftën kundër epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), si nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ashtu edhe nga organet mediatike Perëndimore.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në Ceremoninë e Çeljes së Urës Hasankeyf-2, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Pallati Huber në Stamboll.

Duke iu referuar nosmave të Turqisë në fushën e shëndetësisë në fjalimin e tij, Erdogan tha: “Qytetarët tanë tashmë nuk shkojnë më jashtë vendit për shërbimet shëndetësore. Tani të huajt vijnë në Turqi dhe shohin me admirim rrugët, urat, aeroportet tona.”

Ai rikujtoi se çdo vit qindra mijëra të huaj kërkojnë shërim në spitalet në Turqi.

“Lufta e Turqisë kundër epidemisë Covid-19 është duke u treguar si shembull edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, edhe nga organet mediatike Perëndimore. Ne kemi bërë 20 milionë doza vaksinash për qytetarët tanë ndërkohë që gati 100 vende në botë nuk kanë arritur ende as dozën e parë të vaksinës”, tha Presidenti, Recep Tayyip Erdogan. /trt