Erdoğan: Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Kongresin e rregullt të AK Partisë në Stamboll deklaroi se Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në botën brenda së cilës ndodhemi, Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit. Në periudhën e re Turqia do të bëhet një fuqi globale”, tha Erdoğan.

– “Vazhdojmë me objektivat tona kryesore”

Erdoğan deklaroi se: “Luftimi i korrupsionit, varfërisë dhe ndalesave, si në ditët kur kemi filluar në rrugëtimin e AK Partisë do të vazhdojnë të jenë në mesin e objektivave tona kryesore.