Erdogan: Ushtria turke nuk ka lejuar as gabimin më të vogël përgjatë kufirit – VIDEO

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ushtria turke nuk ka lejuar deri më tani asnjë gabim më të vogël përgjatë kufirit.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantin e Forcave Tokësore kanë kryer inspektime në vijën kufitare.

Pas ekzaminimeve atje, ministri Akar u takua me ushtarët turq për drekë dhe ndërkohë pranë tyre bisedoi në telefon me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Duke u uruar suksese ushtarëve në detyrën, Erdogan tha: “Ushtria jonë nuk ka lejuar as më të voglin gabim në kufi deri më tani. Ju përshëndes ju, pjesëtarë të nderuar të ushtrisë sonë, në emër tim dhe të kombit tim. Përpjekjet tuaja nuk do të harrohen gjatë historisë.” /trt