Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë që filloi më 24 shkurt, tha: “Uroj që ajo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.”
Presidenti Erdogan iu drejtua familjeve të dëshmorëve në programin e iftarit në Stamboll.
“Ne po bëjmë përpjekje të mëdha për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, me të cilat kemi marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe historike” tha Erdogan, duke theksuar se tragjeditë humanitare të para në Siri më parë janë përjetuar edhe në Ukrainë.
Ai vuri në dukje se kjo pamje dëshmon edhe një herë rëndësinë e mbrojtjes së atdheut dhe shtoi: “Urojmë që kjo luftë, pasojat negative të së cilës i ndjejmë edhe ne, të përfundojë sa më shpejt, sepse prish ekuilibrin e tregtisë globale.” /trt





