Erdogan zbuloi “Monumentin e Dëshmorëve të 15 korrikut”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan të dielën në orët e hershme të mëngjesit, pas namazit të sabahut, hapi “Monumentin e Dëshmorëve të 15 korrikut” në Ankara në përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti në Turqi të cilën e kreu organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar të pranishmëve në afërsi të Pallatit presidencial, ku ndodhet “Monumenti i Dëshmorëve të 15 korrikut”, Erdoğan porositi se asnjëherë nuk do t’u falet atyre që zgjodhën të jenë në anën e armiqve të Turqisë, në anën e organizatës terroriste FETO.

“Populli sigurisht se do kërkojë llogari nga tradhtarët në krye me sharlatanin në Pensilvania”, tha Erdoğan.

Ai theksoi gjithashtu tha se të gjithë tradhtarët e FETO-s do të dënohen.

“Të jeni të sigurt se asnjë nga tradhtarët, i cili drejtoi armët ndaj popullit tonë, lirinë dhe të ardhmen tonë, nuk do të shohin dritën e ditës”, tha Erdoğan.

Ai tha se edhe Bashkimi Evropian (BE) nuk i përmbush premtimet e dhëna.

“Le të bëjnë çfarë të duan, por situata e Bashkimit Evropian duket qartë… Kanë kaluar 54 vite. Pesëdhjetë e katër vite ende tallen me ne. Nuk i përmbushin premtimet. Thonë ‘regjim pa viza’, nuk e përmbushin, thonë ‘do të japim kaq para’ për refugjatët, por nuk japin. Ne do të marrim fatin në duart tona, asgjë tjetër nuk na mbetet”, tha Erdoğan.

Monumenti i Dëshmorëve të 15 korrikut ndodhet përballë hyrjes kryesore të kompleksit të Pallatit presidencial.

“Monumenti i Dëshmorëve të 15 korrikut” është ndërtuar në një afat rekord 24 ditë ndërsa janë përdorur 125 ton çelik.

Në monumentin me lartësi prej 31.4 metra janë shkruar emrat e 250 dëshmorëve të rënë natën e tentativës për grusht shteti, si dhe fotografitë e tyre të gdhendur në gur.

Ceremonia e hapjes së monumentit u ndoq nga zyrtarët më të lartë të Republikës së Turqisë dhe mijëra qytetarëve të këtij vendi.