Erdogani për situatën në Maqedoni: Dhuna nuk është zgjidhje

Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka vlerësuar si alarmante ngjarjet në Maqedoni, duke shtuar se dhuna nuk mund të jetë dalje nga cilido problem, raportoi televizioni privat turk NTV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Dëshirojmë që në Maqedoninë miqësore dhe vëllazërore sa më shpejt të arrihet paqe dhe stabilitet”, ka deklaruar Erdogan në fjalimin e sotëm në Stamboll, njofton AIM.

Në deklaratën e veçantë të kryetarit të Turqisë shprehet ‘shqetësim i thellë’ për shkak të dhunës në Parlamentin e Maqedonisë dhe të nxitet në formimin e Qeverisë së re me respektimin e parimeve demokratike.