Ballina Lajmet Kosovë Kusari-Lila diskuton me homologun turk për zgjerimin e marrëveshjes për Tregti të...

Kusari-Lila diskuton me homologun turk për zgjerimin e marrëveshjes për Tregti të Lirë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari –Lila ka pritur në takim homologun turk Ömer Bolat.

Në këtë takim u theksua se Kosova dhe Turqia janë dy vende mike dhe bashkëpunimi ynë strategjik në fushën e sigurisë, diplomacisë, ekonomisë dhe shumë fusha tjera, po zgjerohet dhe forcohet me bashkëpunime të reja”, ka bërë të ditur ministrja Kusari Lila.

Në komuniktën e ministrisë thuhet se në këtë takim është diskutuar mundësia e zgjerimit të marrëveshjes për Tregti të Lirë e nënshkruar në vitin 2013.

“Me Ministrin Bolat diskutuam se si ta çojmë përpara bashkëpunimin ekonomik, sidomos përmes komisionit të përbashkët JETCO, komision ky i formuar të formalizojë bashkëpunimin në mes të dy shteteve tona në fushën e ekonomisë dhe tregtisë. Ndër fushat kryesore të diskutimit për bashkëpunim që trajtuam ishin edhe Teknologjia dhe Parqet Industriale. Kosova ka potencial të madh, sidomos në kapitalin njerëzor. Prandaj, bashkëpunimi ynë duhet të zgjerohet edhe në shërbime, inovacion dhe investime strategjike”, ka thënë Kusari-Lila me këtë rast.