Në Klinikën e Kardiologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot është përuruar transformimi në vlerën 1.5 milionë euro investim do të përmirësojnë kushtet e trajtimit për pacientët sidomos në aspektin e diagnostikimit.
Në përurim të këtyre renovimeve mori pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti i cili tha se ky investim prek drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, raporton KosovaPress.
Sipas tij me ndryshimet e bëra do të zvogëlohet edhe lista e pritjes në Klinikën e Kardiologjisë.
“Investimi arrin vlerën prej 1.5 milion euro, ndërkaq kapacitetet e trajtimit do të rriten ndjeshëm. Nga mbi 4,000 ndërhyrje në vit siç ka qenë deri më tani, synimet janë që të arrihet kapaciteti deri në 8,000 ndërhyrje në vit.. përveç kësaj do të zvogëlohen edhe listat e pritjes investimi përfshinë e he investimet të rëndësishme infrastrukturore”, tha ai.
E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se me këto investime Klinikës së Kardiologjisë po i jepet vëmendje e duhur.
Sipas tij ky renovim do të rris mundësitë për më shumë diagnostikime dhe kushte më të mira për pacientët dhe personelin shëndetësor.
“Para disa muajsh kur ka filluar renovimi i kësaj pjese që e patë, tani ka mbaruar. Kemi filluar me renovimin e njësisë gjysmë-intensive, e cila po ashtu do të mbarojë gjatë këtij viti, për të vazhduar pastaj edhe me katin e dytë ku gjenden pacientët kronikë të kardiologjisë dhe në këtë mënyrë po japim vëmendjen e duhur një nga klinikave më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor, Klinikës së Kardiologjisë, pasi që pjesa më e madhe e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së pacientëve në Kosovë, ashtu si edhe në botë, është nga sëmundjet kardiovaskulare…pas renovimit kjo klinik do të ketë kushte optimale për pacientët duke shtuar numrin e atyre që diagnostikohen dhe trajtohen në këtë klinik duke përmirësuar kushtet e trajtimit në këtë klinik e mbi të gjitha duke përmirësuar kushtet e mjekëve”, tha ai.
Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz tha se investimet e tilla po shpëtojnë jetë.
“Besoj se inaugurimi i këtij Card Lab do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore këtu në Kosovë. Problemi ishte i njohur. Sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë 35% të vdekjeve në botë dhe në Kosovë është shumë e ngjashme. Ne e dimë se në të kaluarën kishte lista të gjata pritjeje këtu për të marrë kujdesin e duhur shëndetësor, prandaj Luksemburgu reagoi shpejt. Ne ishim këtu së bashku me kryeministrin në gusht kur filluam renovimin e spitalit, dhe do të doja të përgëzoj Agjencinë e Zhvillimit të Luksemburgut, LuxDev, për këtë performancë. Renovimi është përfunduar në nëntor dhe që nga ajo kohë janë trajtuar tashmë 1,000 pacientë, kështu që këto investime realisht po shpëtojnë jetë”, tha ai.
Edhe sot është raportuar një rast në QKUK që një familjar i një pacienti është sulmuar nga qentë endacak e kryeministri Kurti tha se janë duke u marr masat në këtë drejtim.
“Janë duke u ndërmarrë masat për këtë dhe kemi persona përgjegjës e procese për këtë çështje edhe nga Komuna e Prishtinës por në të njëjtën kohë janë drejtorë e klinikave dhe drejtori i QKUK-së që mund të jap përgjigje për këto gjëra besoni unë jam vetëm kryeministër i Kosovës nuk jam edhe drejtori i QKUK dhe i secilës klinik të saj”, deklaroi ai.
Javë më parë Klinika e Kardiologjisë është përballuar me mungesë të stendave për pacientët në këtë klinikë.








