Është një vend ku:

Lutfi Dervishi

1. Bejsboll nuk luhet, por shkopat e bejsbollit i përdorin dendur.
2. Një kilogram plehra kushton më shumë se 1 kg fruta;
3. Në fillim bëhen inagurimet, pastaj nisin të ndërtohen rrugët;
4. Për përfundimin e veprave publike nuk përdoren afatet por fjala “KËSMETI”;
5. Të burgosurit votojnë rregullisht qeverinë;
6. Më shumë mendohen kë shalqi të zgjedhin sesa kë kandidat të votojnë;
7. Votat i ble opozita, por zgjedhjet i fiton qeveria;
8. Votuesit votojnë disa herë, në qendra të ndryshme votimi për t’u bindur me sytë e tyre se zgjedhjet janë të rregullta
9. Ka më shumë analistë sesa lexues;
10. Mbillen pemë, por mbijnë kulla!

 

Nga: Lutfi Dervishi