Eurovisioni nuk do të fshehë fishkëllimat gjatë performancës së Izraelit

Michael Kroen

Transmetuesi publik austriak ORF, organizator i Eurovision Song Contest të ardhshëm, ka deklaruar se nuk do të ndalojë flamurin palestinez në publik dhe nuk do të mbulojë me zë fishkëllimat gjatë performancës së Izraelit, ndryshe nga edicionet e kaluara.

Edicioni i 70-të i festivalit, që do të mbahet në maj, do të ketë vetëm 35 pjesëmarrës, numri më i ulët që nga viti 2003. Pesë transmetues kombëtarë, përfshirë ata të Spanjës, Irlandës dhe Holandës, kanë njoftuar bojkot në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Gaza.

Producenti ekzekutiv i shfaqjes, Michael Kroen, tha se do të lejohen të gjithë flamujt zyrtarë që ekzistojnë në botë, për sa kohë respektojnë ligjin dhe rregullat e sigurisë. Ai shtoi se organizatorët nuk do të shmangin apo zbukurojnë realitetin, por do të tregojnë gjërat ashtu siç janë. /mesazhi