Evropa me sigurinë më të lartë të fjalëkalimeve në botë

Një raport i ri nga menaxheri i fjalëkalimeve Dashlane tregon se nuk jemi të mbrojtur aq sa duhet.

Dashlane përdori algoritmin e saj për të matur sigurinë e fjalëkalimeve të përdoruesve duke krijuar një sistem pikësimi deri në 100.

Raporti zbuloi se Evropa Lindore kishte rezultatin më të lartë duke shënuar 76.4 pikë ndjekur nga Evropa Veriore dhe Perëndimore me 74.3 dhe 73.4 respektivisht.

Evropa Jugore kishte një prej rezultateve më të këqija në mbarë botën me 71.4 pikë.

Në mesin e tyre Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Jugore kishin pikët më të ulëta prej 68.1% ku thuajse 20% e fjalëkalimeve të tyre u kompromentuan.

Sipas Dashlane çdo rezultat mbi 90 konsiderohet i mirë dhe çdo gjë poshtë saj kërkon përmirësim.

Fuqia e secilit fjalëkalim të testuar u mat me standardin zxcvbn score të industrisë përdorur nga shumica e uebsajteve dhe platformave për të treguar kompleksitetin e tyre. /PCWorld Albanian