Evropa propozon pasaportën për Covid-19

Pasaporta digjitale ilustrim

Komisioni Evropian propozoi sot lëshimin ne qarkullim të Pasaportës së Gjelbërt Digjitale për Covid-19 gjë që ka synim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve Brenda kontinentit.

Synimi është që sa më parë të mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve dhe kjo mundësohet vetëm përmes vaksinimit të tërësishëm, tha Ursula vod der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Këto pasaporta do të vlejnë në tërë Bashkimin Evropian dhe do të dëshmojnë se personi është vaksinuar me njërën vaksinë valide, të miratuar nga BE-ja, por vendet anëtarë mund të pranojnë edhe vaksina tjera, shtoi ajo.

Përzgjedhja e vaksinave paraqet problem pasi disa vende janë duke përdorur vaksina nga Kina e Rusia e të cilat ende nuk janë miratuar nga BE-ja.

Pasaporta e Gjelbërt Digjitale do të përmbante tri certifikata të ndryshme:

Çertifikatat e Vaksinimit, duke cekur llojin e vaksinës, datës dhe vendin e vaksinimit dhe numrin e dozave të pranuara

Çertifikatat negative të testit (dy llojet e testit). Këtu nuk përfshihen vet-testimet.

Çertifikatat mjekësore për njerëzit që janë shëruar nga Covid-19 në 180 ditët e fundit./Mesazhi