Facebook heq pikëpamjet politike dhe përkatësitë fetare nga profilet

Lëvizja bëhet me qëllim që Facebook të jetë më i lehtë për tu naviguar dhe përdorur tha një përfaqësues i kompanisë. Nëse keni plotësuar një prej këtyre fushave, do të merrni një njoftim për ndryshimin.

Faqja juaj e Facebook do të tregojë më pak rreth pikëpamjeve tuaja në ditët në vijim. Meta ka vendosur të heqë opsionet “interested in”, pikëpamjet politike dhe përkatësitë fetare nga profilet e Facebook duke filluar nga data 1 Dhjetor.

Lëvizja bëhet me qëllim që Facebook të jetë më i lehtë për tu naviguar dhe përdorur tha një përfaqësues i kompanisë. Nëse keni plotësuar një prej këtyre fushave, do të merrni një njoftim për ndryshimin.

Detaje të tjera që ju ofron si informacionet e kontaktit, statusi civil do të vijojnë të mbeten aty. Përdoruesit mund të shkarkojnë një kopje të të dhënave të tyre përpara datës 1 Dhjetor nëse duan të ruajnë informacionet që do të hiqen.

Ndryshimi nuk do të ketë ndonjë impakt real në përdorimin e Facebook me përjashtim të zvogëlimit të hapësirës së kontaktit dhe informacioneve bazike.

Facebook ka përfshirë këto informacione që prej ditëve të para kur përdoruesit ishin më të prirur të ndanin të dhëna të ndjeshme. Sot privatësia është një shqetësim madhor dhe vetë Meta është interesuar më tepër vitet e fundit për të. /PCWorld Albanian