Gjermania është e gatshme të “ndihmojë masivisht” fqinjët e saj, veçanërisht Poloninë, në rast të një fluksi refugjatësh pas sulmit rus kundër Ukrainës, deklaroi ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.
Berlini gjithashtu do të rrisë masat e tij të mbrojtjes kundër sulmeve të mundshme kibernetike ruse.
“Ne po ndjekim nga afër mundësinë e lëvizjeve të refugjatëve në vendet fqinje”, tha në një deklaratë ministrja Faeser.
“Ne do të mbështesim masivisht shtetet në fjalë, veçanërisht Poloninë, nëse ndodhin lëvizje të rëndësishme refugjatësh’’, shtoi ajo.
Polonia, e cila ka një kufi të gjatë me Ukrainën dhe tashmë është shtëpia e rreth 1.5 milionë qytetarëve ukrainas, ka shprehur mbështetjen e saj për fqinjin e madh lindor dhe gatishmërinë e saj për ta ndihmuar atë.
Sllovakia dhe Rumania, të cilat kanë kufij të përbashkët me Ukrainën, janë gjithashtu të gatshme të mirëpresin çdo refugjat. /atsh








