Ballina Lajmet Kosovë Falsifikimi me vota – Ndalohet për 48-orë një kryesuese tjetër në Deçan

Falsifikimi me vota – Ndalohet për 48-orë një kryesuese tjetër në Deçan

Pas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Pejë për hetimet lidhur me procesin zgjedhor dhe numërimin e votave, një person tjetër është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Tëvë1 se në Deçan është ndaluar për 48 orë një kryesuese qendre votimi.

Ajo është intervistuar për rolin e saj si kryesuese në një qendër votimi dhe dyshohet për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”.

Tutje ai ka bërë të ditur se ndalimi është kryer me urdhër të prokurorit të shtetit.

Hetimet vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.