Faraon, nga ti mësova dhjetë urtësi!

Një njeri gjatë vizitës së Piramidave në Kajro, kur erdhi tek Mumja e Faraonit, e dëgjoi njërin duke biseduar me të! U ul pranë tij dhe po e dëgjon me vëmendje, gjersa ai thoshte:

Faraon nga ti mësova dhjetë urtësi:

1- Nga ti mësova se Kaderi i Allahut (Caktimi) do ndodh gjithësesi! Ti i therre mijëra fëmijë që të mos vie Musaja, e kur erdhi, e rrite në shtëpinë tënde!

2- Nga ti mësova se zemrat janë në dorën e Allahut e jo në dorën e njerëzve. Kur e privove Musanë nga dashuria e zemrës së Nënës së tij, Allahu i zbuti zemrën për të bashkëshortës tënde. Dëshirove ta privosh nga Nëna e tij, e Allahu i dha edhe një Nënë përkrah Nënës së tij!

3- Nga ti mësova se nuk ka mundësi askush me e deviju tjetrin, sepse në pallatin që ti thoshe:”Unë jam zoti juaj më i larti”, në dhomën tjetër përskaj teje thoshte Asija:”I lartësuar është Zoti im, më i Larti”!

4- Nga ti mësova se shtëpitë janë fshehtësira, dhe se mund të jetojnë dy bashkëshortë nën të njejtin kulm, por të jenë të huaj për njëri tjetrin, sepse ajo që i bashkon dy bashkëshortë është zemra e njejtë, e jo kulmi i njejtë!

5- Nga ti mësova se një ushtri e tërë është e pafuqishme ta zbrapsë Besimtarin nga Besimi i tij. As sehirbazët (pasi u penduan dhe besuan) nuk i frikësoi ushtria jote dhe as floktaren nuk e frikësoi vaji i vluar!

6- Nga ti mësova se gjaku nuk bëhet ujë, dhe se një motër e ktheu vëllaun e saj tek nëna e tij kur tha:”A të ju njoftoj”? Dhe se një vëlla aq ishte i sinqert sa nuk ngurroi të thotë për vëllaun e tij se ai është më elokuent në të shprehur se ai!

7- Nga ti mësova se Robërit janë ata që i prodhojnë Xhelatët e tyre me duart e tyre, dhe se ti nuk ke mundur me i’a thyer shpinën popullit tënd, po mos të përkuleshin ata dhe po mos të bartnin ata!

8- Nga ti mësova se kur Allahu don me e ndihmuar një rob të tij e ndihmon edhe me shkopin që më heret nuk vlente pos për tu mbështetë në të dhe për t’i trembur delet me të! Po ashtu kur dëshiron me e humbur robin, e humb atë edhe duke qenë në mesin e ushtrisë së tij!

9- Nga ti mësova se gjithçka që ka në tokë jan sebepe që zbatohen mbi njerëzit dhe jo mbi Allahun, dhe se lumi në të cilin supozohet të fundosen fëmijët, u bë postier poste që barti te ti pakon në të cilën ishte fëmiu për të cilin hulumtoje ti, dhe se deti mbi të cilin nuk kalohet pos me anije, e kaloi atë një grup njerëzish në këmbë, pasi ai u bë rrugë e tharë!

10- Nga ti mësova se gjithçka që është në tokë është ushtar nga ushtarët e Allahut, dhe se Ai, i Lartmadhërishmi, është që e zgjedhë armatimin e betejës, dhe se kur ti erdhe me ushtrinë tënde, Ai ka mund të vijë me ushtri të ngjashme si e jotja, por ti je më i thjesht për Të, dhe prandaj të mbyti me ujin, nga i cili ka bërë çdo gjë të gjallë!

I Lartë është Allahu, i Vetmi Sundues!

P.s Këto janë dhjetë mësime, nga shumë tjera që bartë në vete ndodhia e Faraonit!

Nga: Hoxhë Husamedin Abazi