Ballina Artikuj Feja, gjë me perspektivë në Kosovë!!!

Feja, gjë me perspektivë në Kosovë!!!

Latif Mustafa

Feja po del gjë me perspektivë. Bazuar në listat për deputet, të partive politike, fetaria apo të qenit fetar po del të jetë me perspektivë në Kosovë. Bazuar në numrin kandidatëve për deputet, të cilët vijnë nga një ambient fetar mysliman dhe në ligjerimin e tyre politik ka nuansa të teologjisë islame, rezulton se në Kosovë një grup i madh i qytetarëve voton mbi këtë bazë. Ose të paktën partitë e kanë një përceptim të tillë. Për më tepër, nëse je fetar dhe pakëz i artikuluar ose pakëz skandaloz, shansat për të marrë vota janë edhe më të mëdha. Përpos njërës anë të tablosë që, komuniteti prakiktant mysliman e sheh veten të denjë për përgjegjësi aktive në politikbërje dhe debatin publik, ana e tjetër e tablosë, mund të komentohet se ligjerimi me nuansa fetare, po e shmang fenë nga opusi ontologjik dhe estetik – ku feja është veç përjetim – drejt një opusi, ku ligjerimi fetar ku feja mund të konceptohet krejt konjukturale, instreumentale dhe lehtësisht e adaptuar brenda ideologjive ekzistuese të partive politike. Kjo e bart fenë apo kuptimin e saj në një domen më të relaksuar në shikim të parë, por gjithashtu, rrezikon legjitimitetin kryesor të moralit fetar. Sidoqoftë, të kenë kujdes sepse ata janë të porositur nga Zoti se duhet të veprojnë atë që e thonë, përndryshe nuk konsiderohen besimtarë. Përgjegjësia para popullit është më e madhe se para Zotit!