Fëmijët palestinezë po pyesin: ‘Pse nuk vdiqa me motrën time, nënën time, babanë tim?’

Kim Mehmeti

Perëndimi i ka ndërpre marrëdhëniet dhe ka ndërmarrë masa ndëshkuese kundër Rusisë që e ka sulmuar Ukrainën, por heshtë dhe e furnizon me armë Izraelin që është duke e shfarosur popullin palestinezë.

Intelektualët dhe burrështetasit shqiptarë çirren e bërtasin kundër presidentit rusë, në ndërkohë duke u mburrur me bashkëpunimin me qeverinë gjenocidial të Izraelit.

Dhe përderisa bota Perëndimore ndërmerr masa për t’u mbrojtur nga Rusia e Kina…, mbretërit dhe sheikët barkmëdhenj arab majmen dhe përpëliten në baltën e luksit, injorancës dhe amoralit të vet.

Po pra përderisa bota ‘humane’ assesi nuk ia del të mbrohet nga pashpirtësia dhe amorali në vetvete, fëmijët palestinezë thuajse e kanë kuptuar se s’ka kush i mbron nga vrasësit izraelit andaj edhe nuk presin më asnjëfarë ndihme, por pyesin : ‘Pse nuk vdiqa me motrën time, nënën time, babanë tim?’

Nga: Kim Mehmeti