Ferrari me risi për shoferët

Ferrari ka paraqitur një patentë që lejon që ulëset e shoferit të vendosen lehtësisht në tre pozicione të ndryshme, në mënyrë që ai të mund të ulet në të majtë, në mes dhe në të djathtë.

Kjo patentë daton qysh në muajin korrik të vitit të kaluar dhe përfshin skica të detajuara të funksionit të kabinës rrëshqitëse. E thënë thjesht, ulësja e shoferit, kolona e drejtimit dhe pedalet do të vendoseshin së bashku në një njësi të vetme, diçka e ngjashme me atë që mund të gjendet në rastin e simulatorëve të garave. Kjo njësi do të montohej në shina horizontale përgjatë kabinës dhe kjo përfundimisht do të lejonte ndryshimin e pozicionit të shoferit.

Për ta bërë dizajnin të zbatueshëm, do të përdoren të dyja sistemet timon dhe frena pas tel, që do të thotë se nuk do të ketë lidhje fizike midis pedalit dhe frenave, as midis timonit dhe rrotave.

Megjithatë, një sistem i tillë nuk do të ishte funksional me një vend pasagjeri të pranishëm, kështu që çdo kabinë e konfigurueshme do të duhej të kishte një vend pasagjeri lehtësisht të lëvizshëm, ose makina të tilla thjesht do të vinin pa një të tillë.

Përveç lëvizjes djathtas dhe majtas, ulësja e shoferit do të mundësonte rregullime individuale në mënyrë që ai të gjente pozicionin ideal për veten e tij. Ky konfigurim do të ishte ideal për veturat e garave dhe se ulësja mund të tërhiqet deri te dera për hyrje dhe dalje më të lehtë, por edhe të zhvendoset në mes për vozitje.

Edhe pse ideja tingëllon e mrekullueshme, si me të gjitha patentat, nuk ka asnjë garanci që Ferrari do ta realizojë atë.