FFK e shpallë Valon Berishën futbollistin e vitit

Federata e Futbollit të Kosovës e ka shpallur Valon Berishën futbollistit më të mirë të vitit 2017. Në një ceremoni zyrtare, ylli i skuadrës austriake, Salzburg e ka pranuar këtë çmimin për të dytin vit me radhë.

“E falënderoj allahun, familjen, presidentin Vokrri, Albert Bunjakun, bashkëlojtarët për këtë çmim. Ishalla viti 2018 do të jetë i mirë për të gjithë” ka thënë Berisha pas pranimit të çmimit.

Kujtojmë se ishte pikërisht Valon Berisha ai që kishte shënuar golin e parë për Kosovën në kualifikime