FFK njofton me largimin e Arijanet Muric nga Kombëtarja për arsye disiplinore

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se portieri Arijanit Muric është larguar nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore.

Muric ishte pjesë e portierëve për ndeshjet e muajit mars, por komunikata e fundit ka zbuluar se portieri është larguar nga kampi i ekipit kombëtar, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore”, shkruhet në komunikatë.

Pritet që detajet e tjera të jepen gjatë konferencës për media, që nis në ora 18:00./