Fiknete Bejta largohet nga AAK, akuzon strukturat e partisë

Asambleistja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Fiknete Bejta, është larguar nga kjo parti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, nëpërmjet Facebook-ut.

“E sot unë po bëj këtë, po tërhiqem nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për ta mbrojtur dinjitetin tim, ku pata hyrë me vullnetin më të madh që t’i vë në lëvizje kapacitetet e mia politike dhe intelektuale në dobi të shoqërisë e të shtetit tonë. Jam e zhgënjyer shumë me përvojën time në këtë parti, sidomos me strukturat e saj, ku s’të shprehet as falënderimi më i vogël për punën e angazhimin që e bënë. Dola nga LDK me arsyen se më mungonte hapësira për të punuar, por në AAK gjeta edhe më keq. Shpresoja të paktën në mbështetjen e z. Haradinaj, por as te ai nuk gjeta mirëkuptimin e përmbushjen e premtimeve për të cilat u zotua kur më ftoi “- tha Bejta.