Fillon lançimi i Android 14 për OnePlus 10 Pro

Oxygen OS 14 vjen me të gjitha funksionalitetet e Android 14 përfshirë disa që janë unike për OnePlus si File Fock, Smart Cutout etj.

OnePlus ka filluar të dërgojë Oxygen OS 14, bazuar në Android 14, tek smartfoni flagship ende në fuqi OnePlus 11. Tashmë kompania filloi të lançonte përditësimin për flagshipin e 2022, OnePlus 10 Pro.

Përditësimi Android 14 për OnePlus 10 Pro tashmë është live në Indi sipas forumeve komunitare të kompanisë.

Tradicionalisht OnePlus ofron versione të ndryshme softueri për rajone të ndryshme të botës. Kjo do të thotë se versioni që shohim në disa vende, ka një numër versioni tjetër dhe madhësi tjetër përditësimi.

Oxygen OS 14 vjen me të gjitha funksionalitetet e Android 14 përfshirë disa që janë unike për OnePlus si File Fock, Smart Cutout etj.

Për përdoruesit që kanë qenë në fazën beta, përditësimi është rreth 800MB. Sakaq ende nuk ka diçka zyrtare nga ana e OnePlus për Android 14 në OnePlus 10 Pro.